Pike: Nuk mund të justifikohemi…

Xherard Pike, pas humbjes 2-1 ndaj Valencias në finalen e Kupës së Mbretit, nuk e ka fshehur dëshpërimin:

“Nuk ka justifikim, ne jemi Barcelona dhe jemi të detyruar të fitojmë gjithçka, – ka deklaruar mbrojtësi. – Në pjesën e parë ata erdhën tri herë dhe shënua dy herë. Më pëlqeu reagimi i ekipit në pjesën e dytë. Madje edhe mund të barazonim, por në fund Valencia fitoi me meritë”.

Pas eliminimit nga Liverpuli në gjysmëfinalet e Champions League, humbja 2-1 ndaj Valencias të shtunën në mbrëmje për finalen e Kupës së Mbretit, është dështimi i dytë radhazi i katalanasve brenda pak ditëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!