Ramos: Po iki në Kinë…

Këtë radhë flitet seriozisht. Legjenda e Real Madrid, Serxhio Ramos, kërkon të largohet pas 14 edicioneve me Real Madrid. Lajmi ka marrë “dhenë”, me kapitenin madrilen, që kërkon një aventurë të re në Kinë.

Në fakt, kishte ditë që flitej për një lamtumirë të qendërmbrojtësit të merengësve, por sot, Ramos dhe agjenti i tij, i kanë kërkuar presidentit të Realit, Florentino Perez një takim urgjent.

“Kartë të lirë”. Kjo është kërkesa që do t’i bëhet kreut të mbretërorëve nga pala Ramos. Futbollisti ka një klauzolë 800 milione eurosh, teksa Ramos, siç raporton El Chiringuito TV, mendon ndryshe.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë, së fundi, ishte në shënjestër të Juves, por lajmi i radhës, e dërgon numrin 4 të Realit, drejt Kinës. 

Serxhio Ramos ka fituar gjithçka me fanelen e Real Madridit. Kupë Mbreti, 
Champions, La Liga, Superkupë Spanje, Superkupë Europe, Kupën ndërkontinentale. Për të mos shtuar titujt Kampion Bote dhe Europe me fanelen e Spanjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!