MotoGP, Markez padron në Francë…

Kampioni i botës Mark Markez, me Honda, fiton bindëshëm në pistën e Le Mans të Francës në MotoGP. Piloti spanjoll mbi “dy rrota”, nuk do t’ja dijë për pistë të lagur apo të thatë, goma të forta apo të buta, kampionë në pistë si Doviciozo apo Rosi. Ai është përbindësh i lindur, dhe pak minuta pasi vëllai i tij Aleks Markez, fitoi në Moto 2, merr triumfin e radhës.

Gjithçka ngjau sot, teksa motori me numër 93, i nisur nga vëndi i parë, ia doli të superojë parakalimin provizor të australianit Xhek Miller. Mjeshtri i shpejtësisë në pistë të lagur, u duk se do ta vendoste në vështirësi spanjollin, por pa kaluar një xhiro nga kjo situate, Markez gjen momentin për të rimarrë kryesimin.

 Vëndi i dytë dhe i tretë për italianët e Dukatit, Doviciozo e Petruçi. Vetëm vëndi i pestë për Valentino Rosin.

Garën e përgjithshme, e kryeson Markez me 95 pikë. Ndjek Doviciozo me 87, Rins me 75 dhe “doktori” Vale Rosi me 72 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!