Lamtumira në modë, ikin Bejl dhe Kompani…

Zërave për një largim eventual të uellsianit bëhen realitet, ndërsa belgut të Sitit, nuk i rinovohet kontrata…

Periudha e lamtumirave ka përfishirë edhe Garet Bejl. Sipas asaj që thuhet nga mediat pranë uellsianit, Garet do të luajë sot ndaj Betis të Seviljes, takimin e fundit me fanelën e bardhë. Pas 6 sezoneve, ndërsa fitoi 4 Champions dhe shume trofe me “galaktikët” e Realit. Ndonëse pa rritur të ngjitet në nivelin e liderit absolut. Destinacioni i mundshëm – Anglia.

Ndërkohë, pas 11 vitesh karrierë, Kompani “divorcohet” me Sitin, ku ka arritur të fitojë 4 herë titullin kampion, dy herë FA Cup, 4 kupa të Ligës. Mbrojtësi belg që numëron 360 ndeshje me “qytetarët” dhe ka shënuar 20 gola, para largimit ka shkruar edhe në letër lamtumire:

Ka ardhur koha të iki dhe çfarë sezoni kemi mbyllur! Nuk ndjej asgjë tjetër veç mirënjohjes. I jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë udhëtim special, në një klub shumë special. Më kujtohet dita e parë, aq qartë sa dita e fundit te Siti. Më kujtohet mirësia pa fund që mora nga populli i Mançesterit.

Kurrë nuk e harroj se tifozët tanë qëndruan besnikë ndaj meje në momente të mira dhe veçanërisht në periudha të vështira. Gjithmonë më kanë frymëzuar dhe më kanë bërë të mos heq dorë.

Sheiku Mansur ndryshoi jetën time dhe atë të të gjithë tifozëve të Sitit anembanë botës. Për këtë unë jam gjithmonë mirënjohës. Siti nuk mund të jetë në duar më të mira”,- shkruan mbrojtësi belg në letrën për tifozët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!