Graniti bëhet baba…
Granit Xhaka së shpejti baba. I martuar para dy viteve me Leonita Lekaj, futbollisti shqiptar i Arsenalit, ka postuar lajmin e lumtur në rrjetet sociale, duke njoftuar miqtë dhe të afërmit, se së shpejti do të bëhet baba.
“Mami dhe babi janë duke ju pritur”, – ka shkruar Granit Xhaka në Facebook. Në këtë mënyrë, 26-vjeçari që luan për përfaqësuesen e Zvicres, duket se do të presë me padurim ardhjen në jetë të fëmijes së çiftit, pas lidhjes së tyre në 2017-tën.