Rikthehet Tërbuni, Devolli gati për festë…
Në kategori të parë, pas një viti. Tërbuni i Pukës, pjesëmarrës në kategorinë e dytë grupi A, ka fituar 1-0 me Vllazninë B, me golin e Saliajt, në minutën e 42-të të takimit, duke zyrtarizuar ngjitjen në kategori të parë e hapur shampanjën e festës. Dominimi i skuadrës nga puka, përgjatë gjithë edicionit, ka rezultuar efikas dhe pavarësisht rivalitetit të Luzi 2008 apo Gramshit, ekipi i trajnerit Oltijon Kernaja, bën realitet rikthimin një kategori më lart.
Në grupin B, të po kësaj kategorie, Devolli i Stavri Nicës, është një hap larg ëndrrës, ndërsa javën e fundit, i mjafton fitorja në shtëpi për të prekur kategorinë e parë. Dje ekipi juglindor, mundi thellë Gramozin në transfertë në shifrat 1-4. Ndjek Shkumbini me një pikë më pak. Peqinasit fituan po në transfertë ndaj Albpetrol 1-2.