Presidenti Duka, përgëzon Partizanin…
Ndër përgëzimet e shumta që ka marrë klubi Partizani për fitimin e titullit kampion, tri javë përpara se përfundojë sezoni, ka qenë edhe ai i Armand Dukes. Presidenti i FSHF-së, nëpërmjet një shënimi ne faqen e tij në “Facebook”, i uron të kuqtë për suksesin, duke mos harruar t’u kujtojë “demave” që tani duhet të mendojnë për një përfaqësim dinjitoz në Champions League
“Dua t’i përcjell urimet e mia më të mira FK Partizanit, që u rikthye në Kampion të Shqipërisë. Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistë, staf, drejtues, tifozë. Që nga nesër të mendojnë si të na përfaqësojnë sa më lart në garat Europiane”, – ka shkruar kreu i FSHF-së.