Reforma në Sport, Duka takon Denajn…

Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv Bardhyl Minxhozi, zhvilloi ditën e sotme një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Në qendër të bisedës së zhvilluar ndërmjet tyre ishte draft-projekti për përmirësimin paketës financiare, që do të ndihmojë reformimin e sportit.

Presidenti Duka diskutoi me ministren Denaj për ndryshimet ligjore në paketën financiare të propozuara nga FSHF në këtë projekt-reformim.

Prej disa kohësh grupet e punës kanë pasur vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët, çka ka krijuar një lloj ndalese në vijëmësinë e procesit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, zonja Denaj, ka shprehur gatishmërinë për përshpejtimin e kësaj reforme dhe ka ngarkuar drejtorin e kabinetit, z. Ervin Mete, për të ndjekur në vazhdimësi këtë proces.

Ndër pikat e diskutuara ishin Ligji për Sponsorizimet, Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat dhe Ligji për TVSH-në.

Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen në grupet e punës që janë ngritur më parë pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas kjo paketë ligjore do të dërgohet në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Ekonomisë për të marrë miratimin përpara dërgimit në Parlament për votim, – njofton FSHF nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!