Bayer Mynih, mbetet pa ikonat në krahë…

Klubi bavarez ka njoftuar, se në përfundim të sezonit, pas holandezit Arjen Roben do të largohet edhe francezi Frenk Riberi

Ky ka qenë vendimi i drejtuesve të klubit bavarez. Dy nga ikonat e Bayern Mynihut për më tepër se një dekadë, francezi Riberi në të majtë dhe holandezi Roben në të djathtë, njëri 36 vjeç dhe tjetri 35 vjeç, në fund të sezonit do të duhet t’i thonë lamtumirë skuadrës bavareze, e cila duhet të mendojë për të gjetur “sozitë” e tyre në të dy krahët.

Drejtuesit e Bayernit kanë vendosur për mos i rinovojnë kontratat e tyre, me këta dy futbollistë që kanë bërë histori në radhët e bavarezëve dhe në Bundesligën gjermane.

“Pas 12 vitesh është gjithmonë e vështirë. Kam luftuar fort dhe kam fituar shumë këtu. Ishte një kohë e mrekullueshme për mua dhe familjen time. Nuk do ta harroj kurrë,” – është shprehur ndërmjet të tjerash francezi, pas këtij njoftimi të Bayernit.

Ndërkohë, holandezi Arjen Roben, që ka munguar te Bayerni më tepër se 4 muaj për shkak dëmtimi, ka deklaruar se ai nuk do të largohet nga futbolli i luajtur.

Madje sipas “Bild”, sezonin e ardhshëm ai mund të “stacionohet” në Portugali, në radhët e “shqiponjave” të Benfikës, që kanë shprehur interes të veçantë për holandezin Roben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!