“Gabon” Bayern, titulli në javën e fundit…

● Java e fundit, përcaktuese për titullin kampion në Bundesligë. Bayern Mynih kryeson me 2 pikë më tepër se Borusia Dortmund
Në javën e parafundit të Bundesligës, atë të 33-të, skuadra bavareze e Bayernit nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 në stadiumin “Red Bull Arena” ndaj Lajpcigut, duke e komprometuar paksa çështje e titullit në Bundesligë.
Kjo për faktin se Borusia e Dormundit ia arriti të fitonte 3-2 ndaj Dysendorfit, duke mos i lejuar bavarezët e festonin. Aktualisht Bayern kryeson renditjen me 75 pikë, i ndjekur nga Borusia Dortmund me 2 pikë më pak.
Në javën e 34-t dhe të fundit të Bundesligës gjermane, Bayer Mynih do të presë së “Allianz Arena” Eintrahtin e Frankfurtit, ndërkohë që Dortmundi do të përballet në “Borusia Park” me Borusian e Munshengladbahut, takim që parashikohet i vështirë.