35-vjeçari Roben: Do të vazhdoj të luaj…

Sulmuesi i krahut, holandezi i famshëm i Bayernit për një dekadë, do të largohet nga skuadra bavareze në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata

Arjen Roben, sulmuesi i shquar holandez i bavarezëve, nuk ndalet. Pas më tepër se 4 muaj mungese për shkak dëmtimi, Roben zbriti në fushën e blertë të futbollit në fitoren 3-1 të Bayern Mynihut ndaj Nurenbergut. Ai zëvendësoi në minutën e 86-të sulmuesin Koman në krahun e majtë.

Sulmuesi holandez që në fund të sezonit, do të largohet nga radhët e skuadrës bavareze, për shkak se i përfundon kontrata, pas ndeshjes me Nurenbergun do të deklaronte:

“Jam i lumtur që shumë skuadra kanë qenë të interesuara për mua, por unë në këto muaj kam menduar vetëm për t’u rikuperuar. Tani mund të them se e dua futbollin dhe dua të vazhdoj të luaj”, – është shprehur Arjen Roben, i cili edhe pse i ka kaluar 35 vitet, nuk dëshiron të ndalet nga fusha e blertë e futbollit.

Por holandezi shquar, nuk e ka treguar “strehëzën” e tij të re, se ku do të akomodohet për të ushqyer pasionin e tij për futbollin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!