Barcelona, me rezerva drejt Vigos…

Trajneri Valverde ka lënë pushim 8 titullarë për ndeshjen në La Liga. Mendja e katalanasve te ndeshja e së martës ndaj Liverpulit

Për Barcelonën, La Liga ka përfunduar. Skuadra e Valverdes e ka siguruar dhe festuar titullin kampion të Spanjës që javën e shkuar. Por bilanci sezonal i katalanasve nuk ka përfunduar. Champions League është ambicia e tyre e madhe, e cila duket si realitet pas fitores 3-0 në “Kamp Nou” në takimin e parë ndaj Liverpulit.

Ndërkohë, kampionati nuk ka përfunduar në Spanjë. Barcelona sot në orën 20:45 do të luajë në transfertë ndaj Selta Vigos, por jo me ekipin e parë. Trajneri Ernesto Valverde do të zbresë në stadiumin e Vigos me skuadrën e dytë “blaugrana”.

Plot 8 lojtarë titullarë janë lënë pushim për t’u shlodhur për takimin e kthimit të së martës ndaj Liverpulit. Duke nisur nga portieri Ter Shtegen, Pike, Alba, Serxhi Roberto, Buskets, Rakitiç, Suarez dhe Mesi, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Selta Vigos, e cila me 37 pikët e grumbulluara kur janë edhe tri javë kampionat për t’u luajtur, ende nuk e ka siguruar qëndrimin në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!