“Reds”-at humbin dhe mesfushorin Keita…

Thonë, se kur të vjen e keqja, nuk ke çfarë të bësh, hapi derën! Tjetër lajm i keq për “reds”-at e Liverpulit.
Përpos humbjes së mbrëmshme 3-0 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, rezultat që i largon nga ëndrra për finalen e Madridit, trajneri Jurgen Klop sot ka mësuar, se për mesfushorin e tij Nebi Keita, sezoni ka përfunduar.
Ish-lojtari i Lajpcigut, që e nisi ndeshjen si titullar në radhët e Liverpulit, u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në minutën e 24-t, për t’u zëvendësuar nga Henderson.
Ekzaminimet e sotme mjekësore kanë konstatuar se Keita, jo vetëm që do të mungojnë në ndeshjen e kthimit në Liverpul, por ai mund të jetë i disponueshëm për trajnerin Klop ndoshta vetem në fillim të qershorit.
Praktikisht, atëherë gjithçka ka përfunduar për Liverpulin, i cili pas venitjes së shpresave për finalen e Champions, i mbetet të besojë te ndonjë hap fals i Mançester Sitit, për të përfituar dhe rrëmbyer titullin e Premier League angleze.