Venger drejt Lionit…

Arsen Venger në lupen e Lionit. 69-të vjeçari i lindur në Strasburg, drejtoi për më shumë se dy dekada Arsenalin në Premier League, por pas largimit vitin e shkuar, ka preferuar të pushojë.

Megjithatë, një teknik aq i suksesshëm nuk mund të lihet jashtë vëmendjes. Nga Lioni vijnë zërat se Venger mund të pasojë në fund të sezonit teknikun, Bruno Genesio.

E zbulon “L’Equipe”. Prestigjozja franceze, thotë se presidenti i Lionit, Aulas, ka ndërmend të bëjë rotacion të fortë te Lion, pasi PSG me dominimin absolut në Ligë 1, i ka lënë në hije ekipet famozë të Francës.

Arsen Venger, njihet për besnikëri. E ka treguar te Arsenal, ndërsa një skuadër kineze, i ofroi deri në 30 milione paund në sezon, por trajneri francez refuzoi asokohe. Një motiv më shumë pse Lion ngulmon për trajnerin menaxher.

Eventualisht në drejtim të Lionit, Venger do rikthehej në krye të një skuadre franceze pas 25 viteve, teksa për herë të fundit, drejtoi Monakon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!