Një “bilbil” femër, edhe në Francë…
Pas Gjermanisë, tashmë radha e Francës për t’i besuar një gjyqtareje femër një ndeshje të nivelit të lartë në kampionatin vendas.
Sipas asaj që raportohet nga FFF (Federata Franceze e Futbollit), takimi i javës së ardhshme, në program në datën 28 prill mes Amiens dhe Strasburg, do të drejtohet nga Stefani Frapart. Do të jetë absolutisht hera e parë që Ligë 1, të gjykohet nga një “bilbil” femër.
Amiens, po lufton për të qëndruar në ligë, ndërkohë që dhe Strasburg nuk vjen pa objektivë në këtë takim. Përgjegjësia në maksimum, por drejtuesit e futbollit në Francë, e kanë ndarë mendjën.
Do jetë Frapart, e cila figuron e përzgjedhur edhe si njëra nga gjyqtaret që do të gjykojë në botërorin e femrave, që do të zhvillohet në Francë gjatë korrikut.
Për t’i dhënë një dorë francezes në debutim, te sistemi VAR, është piketuar Klement Turpin. Javën e kaluar, Turpin drejtoi me mjaft profesionalizëm Juventus-Ajaks për Champions League.