Tekniku i Korabit, na mbani drejt…

Intervistë me trajnerin e ekipit U-17 -të të Korabit Bexhet Hysa.

Sa kohë keni që drejtoni ekipin U-17?
– Kam qenë pjesë e ekipëve të Korabit, por dëshira ishte që të vazhdoja pjesën e trajnimit dhe pasi mbarova kursin e trajnerëve, menjëherë në klub më dhanë mundësinë që të drejtoj këtë ekip.
Si i keni mardheniet me drejtuesit e klubit?
– Me drejtuesit e klubit kemi marredhënie mjaft të mira, kanë qenë pikërisht drejtuesit që më kanë mbështetur gjithmone për gjithçka.
A keni kushte për të stërvitur ekipin?
– Terrenët sportive janë të pakta ose më saktë, vetëm stadiumi është opsioni i vetëm, për tri ekipet, kështu që kushtet janë në disfavor të ekipit. Përpos vështirësive, po punojmë me përkushtim të madh që të japim më të mirën te fëmijët edhe me këto kushte që kemi.

-Çfarë pretëndimesh keni për këtë sezon?
– Të pretëndosh ekip të kompletuar e dinjitoz, lipset të kesh disa pika të forta dhe një mbështetje të të gjithë faktorëve. Në këto kushte, objektvi ynë është për të formuar elementin e ri që të furnizojë ekipin e parë.
– Shumë ndeshje i nervozuar me gjyqtarët. Pse vallë?
– T’u mohosh fëmijëve të drejtën e një loje të barabartë, më duket \ turp dhe ofendim. Për futbollin me rregulla, mua këto padrejtësi më bëjnë nervoz, sepse më duket se mohohet e drejta për fitore. Shumë ndeshje gjykohen nga arbitra amatorë, ndaj FSHF-ja, është mirë ta shohë shpejt këtë fenomen në mënyrë që futbolli të bëjë progres.

Intervistoi: Fatmir Zhuzhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!