Rio Ave ndal Porton, Benfika në festë…

Ndalet Porto, ka festë në Lisbonë. Rio Ave- Porto 2-2

Ka surprizuar skuadra Rio Ave, e cila pak çaste më parë, ka barazuar në shtëpi me Porton. Gjigandët luzitanë, udhëhoqën deri në fund të takimit me dy gola diferencë, por në 5 minutat e fundit, pësuan dy gola duke komplikuar në maksimum çështjen titull.

Prej javësh Porto dhe Benfika kanë bashkëkryesuar, ndërsa pas këtij dështimi të “dragonjëve”, “shqiponjat”, kanë shumë shanse të rrëmbejnë titullin. Një ndeshje më pak në kalendar për Benfikën, e cila sigurisht po feston ndalesën e papritur të Portos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!