Baku, nesër sfida për “pole-position”

Të shtunën, në orën 15:00, provat për “pole-position”, ndërsa të dielën e 28 prillit, në orën 14:10, gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit

Formula 1 mbërriti në “stacionin” e katërt të saj, Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, i cili do të zhvillohet në pistën ndër qytetase të kryeqytetit Baku. Pasditen e së shtunës, në orën 15:00, do të zhvillohen provat për “pole-position”, ndërsa të dielën e 28 prillit, në orën 14:10, pilotët, sipas renditjes së përfituar një ditë më pare, do të rreshtohen në vijën e starti, të pritje të ndezje-shuarjes së dritave të kuqe për fillimin e garës.

Tri garat e para të botërorit të Formulës 1 kanë folur për skuderinë e Mercedesit, ku pilotët e njëvendshes gjermane, finlandezi Valteri Botas ka fituar Çmimin e Madh të Australisë, ndërsa britaniku Ljuis Hamilton ka triumfuar në dy gara radhazi, Çmimin e Madh të Bahreinit dhe atë Kinës, që u zhvillua në pistën e Shangait.

Pilotët e Ferrarit, Sebastian Fetel dhe i riu Çarls Leklerk, nuk kanë arritur perfomacën e pritur nga tifozët e “kokëkuqes”. Makinat e tyre nuk kanë patur defekte teknike dhe paqëndrueshmëri në pistë.

Renditjen për pilotë, pas tri garave të deritanishme të zhvilluara, e kryeson britaniku Ljuis Hamilton i Mercedesit me 68 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas me 62 pikë.

Në vend të tretë renditet piloti i Red Bullit, Maks Verstapen me 39 pikë, ndërkohë që pas tij renditen dy pilotët e Ferrarit, Sebastian Fetel me 37 dhe Çarls Leklerk 36 pikë. Pilotët e tjerë janë larg, nuk mbërrijnë as në kuotën e 20 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!