Barcelona, 3 pikë larg titullit…

Nëse Atletiko Madrid mundet në transfertën ndaj Valencias, atëherë katalanasit shpallen kampionë, pa pritur ndeshjen e së shtunës ndaj Levantes në “Kamp Nou”.

Vështirë nëse ndokush e vinte në dyshim fitoren e katalanasve në transfertën e Viktorias. Barcelona triumfoi 2-0 ndaj Deportivo Alavesh, në një ndeshje ku trajneri Valverde kishte luksin të linte në stol Mesin, Zhordi Albën, Rakitiç.

Me gjithë epërsinë e krijuar nga Barça, 45 minutat e para u mbyllëm pa gol, megjithë rastet e krijuara nga treshja Kutinjo-Suarez-Dembele. Kapiteni Paçeko ishte i pakalueshëm në mbrojtje të portës së tij.

Gjithsesi, Alenja në minutën e 54-t, nuk do të shpërdoronte një kombinim me Serxhi Roberton dhe do të shënonte për “blaugranët”. Ishte goli dytë i këtij mesfushori 21-vjeçar, në 3 ndeshje të aktivizuara.

Në minutën e 60-të, Suarez nuk gabon nga pika e penalltisë dhe fiksoi fitoren 2-0 në transfertë të Barcelonës ndaj Alavesh. Fillimisht, gjyqtari Kordero duke parë në VAR një gol të Umtiti, te anuluar për pozicion jashtë loje, dalloi një prekje të topit me dorë brenda zonës dhe akordoi penalltinë, që Suarez e shndërroi në gol.

Trajneri Valverde, pas rezultatit 2-0, futi në fushën e lojës edhe Lionel Mesin e Zhordi Albën, por “Pleshti” nuk mundi të shënonte në ato 30 minuta që ishte në fushë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona u ngjit në kuotën e 80 pikëve. Për t’u shpallur kampionë edhe matematikisht, kur La Liga ka edhe 4 javë për t’u luajtur, katalanasve u duhen edhe 3 pikë.

Por nëse të mërkurën, Atletiko Madrid mundet në transfertën ndaj Valencias, atëherë Barcelona automatikisht shpallet kampione që sot, pa pritur ndeshjen e së shtunës ndaj Levantes në “Kamp Nou”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!