Dalja e parë e Rejas, kakofoni me axhendën…

● Nuk ka përkthyes të “liçensuar” në sallë, Edi Reja nuk di cfare të bëjë. Pyet shpesh: “Të vazhdoj”?
Federata Shqiptare e Futbollit, përmes zyres së shtypit, njoftoi dje se nesër (sot) presidenti i FSHF-së z.Armand Duka, do të bashkëbisedonte me shtypin sportiv në një konferencë programuar në orën 15:00.
E thjeshtë. Duka kishte kopsitur kontratën me trajnerin e ri të Kombëtares Edi Reja. Për ta bërë surprizë, kreu i futbollit shqiptar, u mjaftua vetëm me lançimin e lajmit, se në program figuron një konferencë për shtyp. Pas gjithë kësaj, ndërsa askush nuk kishte dyshim për prezantimin e trajnerit Edi Reja në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, nisi bashkëpunimi dhe rrugëtimi i ri mes palëve.
Por ajo që duket se nuk shkoi, së pari, lidhet me axhendën. Presidenti Duka dhe Reja u shfaqen para mediave sportive një orë me vonesë. Arsyeja? Menaxheri i ri i kuqezinjve, përfshihet nga trafiku i lëvizjes së avionit.
E ndërsa pritej që konferenca të vijonte rregullisht, ajo startoi me parregullësi. Mungoi serioziteti për të përkthyer, aq sa gazetarë të ndryshëm, nisen të bëjnë pyetje ne italisht e komunikuar drejtpërsëdrejti me trajnerin.
Edhe kur dikush mori përsiper të bëjë “tradutorin”, shumë nga deklaratat e Rejas, mbetën pa u mësuar, ose më keq akoma, u keq përkthyen. Skandal në vehte.
Dalja për herë të parë në publikun shqiptar, si trajner i Kombëtares së vendit të shqiponjave, duket se e ka entuziasmuar 73-vjeçarin nga vëndi fqinj, por në mendjen e “plakushit”, domosdo që elementë të tillë, i kanë lënë shije. Reja firmosi…