Edi Reja, i 35-ti në krye të kuqezinjve…

Nga Bashkim Tufa

Tani kanë përfunduar hamendësimet. Quitz-i është zgjidhur. Vetëm 24 ditë mbeti bosh stoli i Kombëtares sonë kuqezi. Vendin e Kristian Panuçit, të shkarkuar pas ndeshjes me Turqinë në Shkodër, sot e ka zënë 73-vjeçari italo-slloven Edi Reja, siç e thërrasin shkurt dhe e njohin shqiptarët.

Edi Reja është trajneri i 35-të në rend, që do të drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë gjatë historisë së saj 74-vjeçare, ku natyrisht më i suksesshmi është bashkatdhetari i tij Xhani De Biazi, i cili i kualifikoi kuqezinjtë në finalet e europianit “Francë 2016”.

Përzgjedhja e trajnerit Edi Reja për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë në vazhdimin e aventurës së saj për Euro 2020-tën, nuk qe befasi. Emri i tij gjatë kësaj kohe ishte “pole-position”, në raport me kandidatët e tjerë të përfolur për të zënë vendin e Kristian Panuçit.

Karriera e gjatë në fushën e trajningut e ka pasuruar mjaft CV-në e trajnerit Reja. Ai ka drejtuar dhe stërvitur 22 skuadra në futbollin italian, ku më të njohurat kanë qenë Xhenoa, Verona, Napoli, Lacios, për t’i dhënë lamtumirën fushës së blertë si trajner i Atalantës në vitin 2016.

Pavarësisht nga gjithë kjo përvojë e pasur sportive, italo-slloveni Edi Reja, për herë të parë në biografinë e tij ulet në krye të stolit të një kombëtareje. Shqipëria është një ekseriencë e re për të.

“Sporti IM” ju uron suksese në drejtimin e kuqezinjve mister Reja…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!