Prezantohet Reja, Shqipëria do të kthehet

Në Federatën Shqiptare të Futbollit në Tiranë, Edi Reja, pas firmes, shprehu besim se Kombëtarja e Shqipërisë, do e ndjekë idetë e tij. Në fund batuta drejt Dukes: “Ju shkoftë mbarë”.

Një babaxhan për stolin kuqezi. Edi Reja 73-vjeçar, më në fund, merr timonin e Kombëtares sonë. Trajneri i ri i Shqipërisë, Edi Reja, është paraqitur dhe më pas prezantuar sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka pranuar ofertën për të drejtuar kuqezinjtë për një afat kohur deri në muajin nëntor. Pasi firmosi kontratën, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazëtarëve në konferencën e shtypit e cila përtej parashikimit për t’u zhvilluar në orën 15:00, ka startuar në 16:00.

Uroj të shkojë gjithçka mirë, edhe pse me shtypin është pak e vështirë, por unë jam i disponueshëm të kem marrëdhënie të mira. E kam bërë gjithnjë në karrierë. Sidomos kur kam drejtuar Napolin.

Falenderoj presidentin Duka, i cili besoi tek unë. Kemi folur bashkë edhe pas ndeshjes me Turqinë, ku unë isha për të parë lojtarë të ndryshëm. Kujtime jo të mira nga ajo ndeshje.Skuadra pati vështirësi. Folëm disa herë më pas me presidentin Duka dhe arritëm akordin.

Kontrata ime është deri në nëntor. Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatet që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. 

Nuk jam natyrë që jap deklarata për objektivë. Gjëja e parë është se dua që së bashku me stafin tim, të bëj të luajë kjo skuadër, të zhvillojë takime dinjitoze dhe më pas të shohim. Pse jo të tentojmë pikë edhe ndaj Francës, që të gjithë e dimë që ka potencial të madh.

Do flas me presidentin në nëntor, nese do ecim me bashkëpunimin apo jo. Një gjë dua ta them. Un nuk i përkas kastës së trajenerëve që pikë kryesore ka vlerën monetare. Kam një jetë me futbollin dhe për mua kjo çështje kalon në plan të dytë.

Do shoh grupin. Jam i destinuar të luajë me 3 mbrojtës, ose 3 e gjysëm. Kjo do varet nga cilësitë. Skuadra duhet të përgjigjet në fushë, duke luajtur me zemër dhe mbi të gjitha me kokë (mënd).

Trajnerët italianë nuk kanë dështuar. Kapelo, Ançeloti, Sarri etj., kanë shumë arritje. Gjithsesi, janë futbollistët që ke në dispozicion ata që arrijnë të fitojnë një ndeshje.

 Qëndrimi në Shqipëri? Sigurisht që do jem dendur këtu. Jemi para takimeve të qershorit dhe koha shtrëngon. Durrësi dhe bregdeti i Shqipërisë është mjaft i mirë.

Strakosha? E kam parë si një talent dhe më pas kam dhënë besim te Lacio. Por disiplina vlen për të gjithë. Natyrisht ajo është primare, por une nëse vonohet një futbollist, për arsye të ndryshme, do operoj duke u këshilluar me të gjithë futbollistët dhe stafin. Sepse një lojtar që ka cilësi, duhet trajtuar me  dashamirësi. Të kuptohet arsyeja. E theksoj disiplina primare.

Urime zoti presidënt, ju shkoftë mbarë!”- tha ndër të tjera trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!