Siti-Spurs, “bileta” britanike e Championsit

Guardiola: “Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar Champions …”. Poçetino: “Ne mund ta bëjmë atë”. Pep pastaj korrigjon veten: “E vetmja gjë që dua është të arrij gjysmëfinalet”. Tekniku Spursit: “Të gjitha janë të hapura”

“Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar Championin, e them me ndershmëri. Kam ardhur për të luajtur si në këto 20 muajt e fundit”. Në prag të kthimit të çerekfinales kundër Totenhemit (0-1 në ndeshjen e parë) Pep Guardiola, me fjalë, nuk e bën dramë eliminimin.

Pastaj ai korrigjon dhënien: “E vetmja gjë që dua është të arrij në gjysmëfinale. Totenhem është i fortë edhe pa Kejn, por e di se sa të përqëndruar janë lojtarët dhe unë e di dëshirën e tyre”.

“Kur ne luajmë, atmosfera është gjithmonë e pabesueshme. Dua të shoh nëse tifozët tanë duan vërtet të jemi në gjysmëfinale, ne kemi nevojë për ta, – tha trajneri i Sitit, i cili ka vazhduar më tej – Ne vetëm duhet të mendojmë për fitoren, në dy ndeshjet e ardhshme do të luajmë të gjithë sezonin.

Në Premier League kemi një kundërshtar të pabesueshëm si Liverpoli, në Champions League do të masim veten kundër Totenhemit. Nëse nuk fitojmë kundër Spurs në Champions League, si edhe ndaj Liverpulit në Premier, jemi jashtë çdo gjëje”.

POÇETINO: “Gjithçka është e hapur…”

“Beteja me Sitin në ndeshjen e parë ishte një rezultat i madh, por gjithçka është ende e hapur. Ne duhet të besojmë dhe të luftojmë deri në fund”. Kështu ka deklaruar tekniku i Totenhemit, Mauricio Poçetino.

“Ata janë shumë të fortë dhe mund të sulmojnë shumë. Sfida jonë do të jetë të përpiqemi t’i ndalim dhe të rifillojmë përsëri sulmin tone. Duhet të besojmë se mund ta bëjmë këtë. Do të jetë e vështirë, Siti është një nga skuadrat më të mira në botë, dhe është e qartë që është favorite për të fituar Champions League.

Do të përpiqemi dhe shpresojmë se do të bëjmë një paraqitje të mirë. Duhet të kemi edhe pak fat në momete të caktuara në ndeshjes. Guardiola është ndoshta më i miri, ose një nga trajnerët më të mirë në botë, i cili tashmë ka fituar 24, 25, ose 26 tituj. Unë e kam njohur mirë atë që nga ditët e Barcelonës”.

Spurs nuk do të ketë në këtë çerekfinale kapitenin e saj, sulmuesin Herri Kejn. “Është shumë e vështirë të zëvendësohet atë, por të gjithë do të bëjnë çmos për ta mbushur këtë boshllëk. Siti do të na duhet një test i shkëlqyeshëm i për  ekipin”, – deklaroi tekniku i Spursave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!