Pas fitores, Juventus një hap larg nga titullit

Ekipi i Allegrit fitoi me përmbysje me gola të Dibalës (penallti) dhe Kin. Kuqezinjtë shënuan të parët në sajë të Piatek

Në ndeshjen e 31-të, Juventusi ka mundur Milanin dhe fluturon me 84 pikë në renditje, +21 mbi Napolin. Dhe nëse napoletanët të dielën humbasin në shtëpi ndaj Xhenoas, atëherë skuadra e Allegrit do të festojë fitimin e titullit pa pritur fundin e kampionatit.

Në stadiumin “Alianz” të Torinos, bardhezinjtë fituan 2-1 ndaj Milanit, i cili kaloi në epërsi i pari me anë të Piatek në minutën e 39-të. Përgjigjja e Juventusit erdhi në pjesën e dytë.

Dibala barazoi në minutën e 60-të nga pika e bardhë e penalltisë,  të cilën e fitoi po vetë, ndërsa i riu Kin, në minutën e 84-të, përmbys tablonë e takimit duke i dhënë fitoren 2-1 Juventusit.

Edhe pse bardhezinjtë e “Zonjës së Vjetër” e kanë siguruar titullin e kampionit për të 8-tën herë radhazi, ata nuk kanë kohë për të hapur “shampanjat” dhe gëzuar. Përballja më Ajaksin, rivalin e tyre në Champions League, është në prag.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!