“Alla-Ferguson” te Juvja, ëndërra e Allegrit

●Trajneri i bardhezinjve nuk dëshiron t’i japë shpejt lamtumirën “Zonjës së vjetër”. Së shpejti në treg një libër i Alegrit edhe për menaxhimin

“Në Itali një menaxher alla-Ferguson? Shpresoj që po, sepse dëshiroj që të qëndroj edhe shumë vite te Juventus“, janë fjalët e Masimiliano Allegrit,  i cili e shikon të largët lamtumirën nga bardhezinjtë.

Trajneri i “Zonjës së vjetër”, në një intervistë me “Corriere della Sera”, zbuloi temat e librit të tij që është gati të dalë në librari.

“Ka ndonjë që dëshiron ta bëjë futbollin më të vështirë dhe kjo më bën të çmendem. E kam më shumë me kolegët apo komentatorët? Nuk e kam me askënd, vetëm them se është e komplikuar ajo që është e thjeshtë. Thjeshtësia është gjëja më e komplikuar, por po shkon drejt një drejtimi të pasaktë, sepse ndërlikimi i gjërave e bëjnë punën edhe më të vështirë. Unë them për përvojën time të jetës, nga fëmija deri më sot, dhe përvoja ime e futbollit, si një lojtar dhe si një trajner. Shpresoj që kjo të ndihmojë, t’i shërbejë dikujt jo vetëm në futboll, por edhe në nivelin e menaxherit”, – ka treguar trajneri Alegri rreth librit të tij që pritet të dalë së shpejti në treg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!