Atalanta ndal Interin, Lacio epilogu i vështirë

Dy ekipet italiane me përbërje shqiptaresh, i mbyllen në barazim ndeshjet e tyre të javes së 31-të. Kështu, Atalanta e Gjimshitit dhe Berishes, doli kokëlartë nga Milano, aty ku Gjimshiti, figuroi një ndë lojtarët më të mirë në fushë.

Për Berishen, ngushellimi vjen nga fakti që skuadra mori pikë dhe bergamaskët, duket se do të jenë në grupin e skuadrave që do synojnë pjesëmarrjen Champions league. Portieri ynë nuk luajti asnjë minutë.

Në sfiden tjeter, atë mes Lacios dhe Sasuoles, “çelestet” e Strakoshes, shpëtuan nderin e tyre vetëm në kohen shtesë. Luliç shfrytëzoi mirë një top të ardhur nga këndi dhe barazoi për një 2-2 final.

Shtatë javë nga fundi, Seria A ngjan me një “kantier”, pasi përveç Juves, në çështjen titull dhe Kievos të rrëzuar, të tjerat janë me objektivë të mundshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!