Kukësi e gjen trajnerin, rikthehet Gjoka!

Presidenti Safet Gjici nuk ka vonuar shumë për të gjetur pasuesin e Ramadan Ndreut, i cili u shkarkua pak orë më parë, pas humbjes së sotme 2-1 ndaj Kastriotit.
Trajneri Ernest Gjoka do të jetë drejtuesi i kuksianëve për vazhdimin e sezonit. Tekniku i ri nuk është një emër i panjohur për klubin verilindor, madje nën drejtimin e tij, skuadra e Kukësit ka fituar edhe titullin e lartë të kampionit të Shqipërisë.
“Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukësit në vend te Ramazan Ndreut, i larguar sot pas humbjes me Kastriotin.
Gjoka ka dalë Kampion me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.
Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e klubit verilindor, në të cilin edhe mësohet emri i trajnerit të ri të Kukësit.
