Trajneri Gega: “Kemi edhe 9 finale”…

Si zakonisht, trajneri i Partizanit Skënder Gega, nuk e prishi traditën e konferencave për shtyp një ditë para ndeshjes së radhës. Sot ai foli për ndeshjen e ditës së nesërme ndaj Luftëtarit. Pavarësisht se ky takim do të luhet pas disfatës në kupë pikërisht ndaj gjirokastriteve, kreu i pankinës së kuqe tha se ky takim është diçka tjetër. Gega, foli për gjendjen e skuadrës së tij, gjobat përfolura pas eliminimit, etj.

Luftëtari dhe mungesat – “Nuk janë dy ndeshje të njëjta ndaj Luftëtarit. Skuadra është paksa e lodhur, dhe impenjimi ndoshta nuk ka qenë në nivelin maksimal. Kemi pasur shumë mungesa në dy ndeshjet e fundit. Besoj se do të kemi rikthime, Hila është kthyer, ndërsa Bardhi do të kontrollohet sot. Më vjen keq, pasi janë lojtarë të rëndësishëm dhe uroj të jenë gati sa më shpejt. Shpresoj që Hebaj të jetë gati për fazën tjetër”.

Gjobat e Presidenti “Gjobat janë kompetenca të presidentit, por ka marrëveshje me lojtarët për disa objektiva. Megjithatë është marrëveshja që objektivat duhet të arrihen dhe nëse merr masë nuk arrin asgjë.

Asani dhe Trashi? – “E rëndësishme që Asani reagimin nuk e ka kundër klubit, por e ka me veten e vet. Kam folur me Asanin dhe e rëndësishme është që veprime të tilla të mos përsëriten dhe të japi kontribut për skuadrën. Asani dhe Trashi do jenë në fushë këtë fundjavë, nuk kanë bërë asgjë serioze për të menduar ndëshkimin”.

Lodhja fizike –Lodhja fizike ka ndikim dhe te ana psikologjike, skuadra po luan shumë dhe po sforcohet, dhe ndonjëherë gjërat nuk dalin ashtu si duam. Për titullin mendojmë vetëm ndeshjen e radhës, janë përpara 9 finale, kaq mjafton, duam fitoren nesër dhe asnjë dëmtim”.

Aktet e dhunës – “Unë punoj në një ambient shumë komod dhe të qetë, të tjerat nuk na takojnë. Jemi munduar të jemi shembullorë, duhen sjellje perfekte. Më vjen keq për ato që ndodhën, por është një kulturë e ndërtuar në vit”, – ka deklaruar trajneri Gega gjatë konferencës për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!