Ndreu: Kupa detyrim, Kukësi në dy fronte

● Ndreu “zbret në fushë”. Kukësi favorit në Kupë, vëndi i parë në kampionat, alternativë. Të shtunen, sfidë speciale ndaj ish skuadres.
Dje Kukësi, siguroi biletën e fundit për një vënd në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërise duke kaluar në shifra të përgjithshem 3-2 Teuten e Durrësit. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena’ me verilindorët pritës, ofroi pak spektakel dhe shumë llogari. Takimi i parë mbyllur 2-2 në ‘Niko Dovana” i dha mundësinë kuksianëve të menaxhonin lojën, ndërkohë që për të treguar “dhëmbët”, se janë superiorë dhe meritojnë kualifikimin, shënuan një gol me Rexhinaldon.
Pavarsisht kësaj, Kukësi nuk ka pushuar. Sot, skuadra ka dalë në seancë dhe e ka mbyllur atë në orën 19 00. Trajneri Ndreu, së bashku me stafin, po e përgatit ekipin e tij për t’u përballur të shtunen në Fushë-krujë me ish skuadren e tij, Kastriotin. Ndoshta ndeshja më e vështirë për krutanin që duhet të bëjë llogaritë e të dalë fitues, në mënyrë që ëndrra për të mbrritur Partizanin në krye, të vijojë.
I pyetur nga “Sporti IM”, Ndreu tha se Kupa tashmë kthehet në detyrim për skuadren e Kukësit, ndërkohë që tekniku, thotë se do kërkohet me ngulm fitorja në të gjitha takimet e mbetura në kampionat.
“Sapo mbyllem seancën përgatitore që na dërgon te ndeshja e dites së shtunë. Në Pezë-Helmes, patëm mundësi të ushtroheshim për gati dy orë. Luajmë një ndeshje të vështirë dhe duhet të bëjmë shumë për të marrë tri pikët. Kupa? E kam thënë që për Kukësin të tria skuadrat në gjysmë finale, janë të njënjta por kur shoh skuadren time në raport me kundershtarët, them se detyra jonë është një dhe vetëm një- fitimin e trofeut”-tha Ramazan Ndreu
Në fakt Kukësi e ka fituar një herë Kupen e Shqipërisë, ndërsa vetë Ndreu në rolin e Drejtorit teknik të Laçit, ka fituar një kupë dhe një superkupë. Lidhur me këto detaje statistikore krutani saktëson:-“ E kam fituar si djetues por më mungon si trajner. Aq më teper që Kukësi e kërkon me ngulm. Jemi aty dhe do bëjmë gjithçka për ta merituar trofeun”-mbylli tekniku.