Laçi e ka seriozisht, kërkohet fitorja

● Klubi bardhezi fton tifozët, hyrja në stadium ndaj Teutës, falas
Performanca e shkëlqyer e skuadres së Laçit, në të kthimit në mesjavë përballë Tiranes (2-0), i ka shtyrë drejtuesit bardhezinj, të inkurajohen dhe të mirëpërgatisin takimin e nesërm për llogari të javes së 27-të. Në program, viziton Teuta, e cila mban vëndin e tretë në klasifikimin provizor të superiores me 36 javë.
Mberritja e Staroves te kurbinasit, duket se ka sjellë qëndrueshmëri dhe fakti që tri takime nën drejtimin e “Bobit”, skuadra nuk humbet, tregon qartë se dhe nesër bardhezinjtë, do tentojnë fitoren.
Për trajnerin Starova, një tjetër ndeshje e rëndësisë së veçantë. Kushtëzuar nga mungesat, ndërsa tiranasi do duhet të improvizojë në disa sektorë të fushës, barra bie te lojtarët e përvojes me “dritë jeshile” në formacion.
Ndërkaq, klubi njofton zyrtarisht tifozët që të jenë të shumtë në shkallë. Sikurse ndaj Tiranes në mesjavë, portat e stadiumit “Laçi”, edhe për takimin me durrsakët do të jenë të hapura.
Me daljen jashtë gare nga kompeticioni i Kupës së Shqipërisë, kurbinasit pritet të luftojnë fort për një vend që të dërgon në kupat e Europës përmes kampionatit.
Hyrja falas në stadium, për mbështetësit, sinjali i radhes për të frymëzuar lojtarët. Aktualisht bardhezinjtë, gjenden në kuoten e 38 pikëve dhe renditen 5 pikë larg Teutes së vëndit të 3-të.