Gega: Asani? Flet me vete…

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, foli për gjithçka dje pas takimit të kthimit luajtur ndaj Luftëtarit, mirepo situata e krijuar pas sjelljes së Jasir Asanit, ndërsa lojtari u zëvëndësua nga Gega, duket se ka prekur disi nervat e vetë teknikut.

Në momentin kyç të gares, teksa Partizani është vetëm një hap larg titullit kampion pas 26 viteve, sipërfaqëson dukshem marredhënia jo e mirë e disa futbollistëve kryeqytetas me klubin. Pas portierit Hoxha dhe Trashit, vjen radha e Asanit.

Trajneri i të kuqve nuk e lë pa përgjigje reagimin e sulmuesit të talentuar: “Unë nuk e pash sepse isha me fytyrë nga fusha,” – thotë Gega për atë shqelm të lojtarit në murin mbrojtës të pankines.

“Nuk e di me kë e ka pasur. Besoj se e ka pasur me veten. Është lojtarë që ka kontribute. Do fitoren, nganjëherë dëshira dhe mundësia janë pak lartë. Janë gjëra pa zarar. Pa tjetër që do flas. Ju siguroj që është shëndosh e mirë”, – citohet trajneri.

Skuadra e Partizanit, u eliminua nga kupa në dy takime teksa kishte përballë Luftëtarin që kalon në gjysmëfinale.

Pas kësaj mundësie të sfumuar, për skuadren e Skënder Gegës, projektorët duket se janë përqëndruar te kampionati. Kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi, kryesuesit i ndjek Kukësi me 9 pikë më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!