Tirana e zhgënjyer, do të apelojmë…

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bardhebluve pas publikimit të vendimeve të Komisionit të Disiplinës për post-ngjarjet e takimit ndaj kurbinasve të Laçit. Ata nuk e fshehin zhgënjimin për masat ndëshkimore të marra ndaj tyre, të cilat i konsiderojnë të padrejta dhe të ekzagjeruara, duke theksuar se ato do t’i apelojnë pranë Komisionit të Apelit.

Reagim per vendimet e Disiplines

“Komisioni i Disiplines sot ka denuar KF Tiranen te luaj 4 ndeshje pa tifoze ne shtepi. Klubi do te kerkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit, fillimisht sipas procedures vendimin e argumentuar e me pas do te apeloje kete vendim ne Komisionin e Apelit.

Nje shishe plastike e hedhur ne drejtim te gjyqtarit anesor nga nje individ eshte shfaqje e denueshme, por kurresesi me forma kolektive qe mbyllin dyert e stadiumit, standart ky qe cuditerisht perdoret vetem per klubin tone.

Klubi distancohet nga te gjitha shfaqet e dhunes dhe per rastin ne fjale kemi vene ne dispozicion te Policise se Tiranes materialet filmike. Gjithashtu, keto pamje do ti vihen ne dispozicion dhe Komisionit te Apelit dhe me tej nese do te jete e nevojshme.

Klubi do te apeloje gjithashtu denimin e dhene per Michael Ngo, qe pertej gjithe fjaleve te thena, nuk ka qene as provokatori dhe as agresori”, –përfundon reagimi i klubit të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!