Shumaker në Bahrein, nisin provat
I biri i legjendës Mikael Shumaker, Mik, sot për herë të parë si Ferrarist në prova.
Emocione të forta për 20-vjeçarin Mik Shumaker. I biri i 7-të herë kampion bote Mikael Shumaker, do të xhirojë thuajse për tërë diten me kostumin e skuderisë nga Marinello.
Do të jetë hera e parë për gjermanin të drejtojë makinen italiane që i ati i tij, prej vitesh në koma, i ka dhënë shkëqimin e madh në të shkuaren. Në Bahrein,edhe mamaja e Mik. Korina ndjek live gjithë pasion të birin…
Përtej lajmit se te “kokëkuqja” afrohet një tjetër Shumaker, sot rasti ideal për të treguar vlerat që mbart Shumaker Jr. Pritshmëritë janë të shumta, e gjitha bota sportive e Formula 1, me sytë nga Bahreini.