Presidenti gjerman i futbollit, jep dorëheqjen

Edhe në Gjermani aty ku besohet se njerëzit nuk bëjnë dot pa ligjin, plas ndonjë skandal. Kështu diten e sotme presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhardt Grindel, mësohet se i ka thënë lamtumirë zyrave të federates.
Shtypi gjerman, kishte kohë që e kishte vënë në epiqender të kritikave pasi Grindel, akuzohej se kishte abuzuar me fonde, ndërsa më parë ishte në pozicionin e presidentit të një shoqërie në Federatë. Pas këtij veprimi, të dorëheqjes së kreut të federates gjermane, kanë nisur aludimet e para se cili mund ta pasojë në rolin e kreut të futbollit.
Me largimin e Grindel, zëvendësuesi i mundshëm i tij, pritet të jetë ish-kapiteni i Bajernit, Filip Lahm, i cili aktualisht është punojës në federaten e futbollit gjerman.