Roxher Federer, trofeu nr.101!
● Zvicerani, pas një ore lojë në finale fitoi turneun “Miami Master 1000”, teksa mundi në dy sete amerikanin Isner
“Mbreti” Roxher koleksionoi titullin e 101-të në karrirën e tij tenistike. Zvicerani Federer, i renditur i 5-ti në renklistën botërore, e meritoi këtë trofe pasi fitoi turneun “Miami Master 1000”. Në ndeshjen finale ai mundi 6-1, 6-4 tenistin amerikan Xhon Isner.
37-vjeçarit Federer iu desh gati një orë ndeshje për të fituar ndaj mbajtësit të titullit të këtij turneu, amerikanit Isner, që renditet i 9-të në botë dhe që është penalizuar nga një dëmtim në këmbën e majtë.
Zvicerani Federer dhe amerikani Isner, më herët ishin takuar ndërmjet tyre edhe në turneun “Indian Wells” në vitin 2012, ku Federer fitoi me 2 sete.
Duke shtuar një trofe tjetër në koleksionin e tij të titujve, kampioni i Bazelit, tenisti Roxher Federer po i afrohet 109 titujve të amerikanit Xhimi Konors, rekord që sipas zviceranit, nuk është qëllimi i tij.