Mbrëmje sportive, festë dhe blofe…
Totenhemi inaguron stadiumin e ri me një fitore të paster ndaj Kristal Palasë 2-0. Përmes ceremonisë madheshtore, “Tottenham Hotspur Stadium”, hapi dyert sot për të luajtur zyrtarisht një takim futbolli në Premier Ligë. Son Heung Min, 26-vjeçari nga Koreja e Jugut me fanelen e Totenhëm, shënoi golin e parë të impiantit 62 mijë vëndesh.
Në Itali, Seria A, vijon të dhurojë surpriza. Të dalë nga gara për titull, Napoli i Ançelotit, rrëzohet sërish sonte teksa e mund Empoli me shifra 2-1. Ndërkohë Interi rigjen Ikardin dhe shënon katër herë në Xhenova, duke blinduar vendin e tretë.