Oferta e Junajtid: Pogba për Bejl dhe Kros

● Sipas shtypit britanik “djajtë” janë të gatshëm të sakrifikojnë mesfushorin, kundrejt shkëmbimit me Bejl dhe Kros
Mançester Junajtid është i gatshëm t’i japë Real Madridit mesfushorin francez Paul Pogba, me kusht që të ketë sulmuesin uellsian Garet Bejl dhe mesfushorin gjerman Toni Kros.
Kjo është oferata e klubit anglez, sipas tabloidit britanik “Mirror”, i përfshirë edhe ky në thashethemet e tregut të futbollit.
Ish-juventini francez kërkon që të largohet nga “djajtë e kuq” të Mançesterit për të mbërritur në Bernabeu sezonin e ardhshëm.
Pol Pogba është një nga lojtarët më të mirë që Zinedine Zidane i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të rindërtojë Real Madridin në verë.
Tekniku francez i spanjolëve e ka shprehur publikisht simpatinë e tij për mesfushorin. “Më pëlqen shumë, nuk është diçka e re. E njoh personalisht, është ndryshe dhe jep diçka tjetër në fushë që vetëm disa lojtarë mund ta japin”, mësohet që Zidan të jetë shprehur për mesfushorin Pogba.
Sidoqoftë, negociatat janë të komplikuara…