Dortmundi: “Kur isha fëmijë…”!

Tifozët e Dortmundit janë krejt të veçantë dhe origjinalë në futbollin gjerman. Koreografia e tyre është unikale. Si përsa i përket estetikës, aq edhe për mesazhet edukative që ajo përsjell në shkallët e stadiumit dhe jashtë tyre.
“Kur isha fëmijë…”! Kështu titullohej banderola që tifozët e Borusias shpalosën përpara ndeshjes së skuadrës së tyre ndaj Volfsburgut, për javën e 27-të të Bundesligës. Emocionuese. Komentet bëjini vetë…!
Futbollistët “e verdhë” të Dortmundit, në një ndeshje tepër të luftuar, në fund ia arritën të fitojnë 2-0. Spanjoli Alkaser ishte autori i të dy golave të realizuar në minutat 90 dhe 94. Dramë më vete ndeshja.
Pas kësaj fitoreje, Borusia kryeson renditjen e Bundesligës me 63 pikë, +2 pikë më tepër se sa Bajern Mynih, i cili bëri hap fals, duke barazuar 1-1 në transfertë me Fraiburgun.