Hernandez, i Bajernit

Bajern Mynih godet në merkato. Gjigandët gjermanë, kanë zyrtarizuar blerjen e Lukas Hernandez nga Atletiko e Madridit. Njoftimi vjen nga klubi i Bajern përmes rrjeteve sociale. Shifra 80 milion euro, me një afat kohor prej 5 vitesh.
Presidenti Uli Hënes, prej kohësh ka këmbëngulur të përforcojë bavarezët. Kryesisht në prapavijë dhe mesfushë. Afrimi i yjeve të tillë, përkthehet në lamtumirë për Boateng, Humels, apo Rafinja që është në fund të kontratës.
Në bundesligen aktuale, Bajerni po lufton fort me Borusian e Dortmundit në betejën e titullit. Pas startit të dobët, dhe shkëputjes disa pikë nga kreu, tashmë bavarezët, kanë mbrritur Dortmundin duke bashkëryesuar.
Akordi me Hernandez, tregon se Bajern, punon paraprakisht në të gjithë frontet.