Tirana akuzon: Po na vjedhin…!

Ngjarjet e fundit të takimit të djeshëm Tirana-Laçi, ku u shënuar edhe goli i Xhixhës që barazoi 1-1 në kohën e tejzgjatur nga gjyqtari Meta, si dhe pamjet e dhunës në mjediset e stadiumit “Selman Stërmasi”, ka sjellë edhe reagimin zyrtar të klubit bardheblu të kryeqytetit, botuar në faqen e tyre në Facebook. Sipas tyre, lojtarët e Tiranës janë provokuar dhe dhunuar, ndaj dhe klubi bardheblu pret zbardhjen e ngjarjes nga Policia e Shtetit.

Ja dhe reagimi zyrtar i Tiranës, bërë publik në rrejtin social të Facebook-ut.

“Klubi i Futbollit Tirana denon ashper ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vene ne dispozicion te Policise se Tiranes pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore.

Denoncimet publike ne kete vend, thuajse gjithmone kane rene ne vesh te shurdhet per te mos sjelle ndryshim. Per kete dhe te tjera arsye, zgjedhim te mos flasim gjate por te veprojme.

Dy jave me pare, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshen skuadren ne fushe ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur nje ceshtje ndaj tij ne FIFA, ne sektorin e Luftes kunder Racizmit, ne mungese te nje pergjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Dje skuadra u vodh ne fushe, ne nje ndeshje qe mund te luhej deri ne te gdhire sipas kryesorit Kridens Meta dhe me pas u provokua dhe u godit turpshem.

Pamjet filmike jane depozituar ne Policine e Tiranes. Ngjarjet e dy javeve te fundit do te relatohen gjithashtu ne UEFA dhe FIFA”, përfundon denoncimi i klubit bardheblu të Tiranës..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!