Nisin përgatitjet, Laçi beson
Sot klubi bardhezi, ka nisur të punojë për axhendën e së merkurës. Në program e kthimit e Kupes, mes Laçit dhe Tiranes. (E vajtjes 3-0 për Tiranen)
Marredhënie të krisura, rezultat i rëndë në të vajtjes, dëmtime futbollistësh, por Laçi i sprovuar këto vitet e fundit në kompeticionin e Kupës, kërkon të provojë. Përballë të merkurën do të ketë bardheblutë në duelin e lenë hapur javë më parë. Tirana shënoi tri gola në një pjesë loje dhe sikurse ata, dhe kurbinasit kanë arsye të besojnë në 90 minuta.
Sinjalin se çështja e kualifikimit për në gjysmëfinale ende nuk ka përfunduar, e kanë dhënë sot paradite drejtuesit e klubit bardhezi. Mësohet se krerët e skuadres, kanë komunikuar me hallkat sportive në Laç, duke bashkërenduar punët për të mirëpergatitur kushtet e një shtëpiakeje të denjë.
Përpos unifikimit të detyrave, bëhet e ditur se sfida e kthimit, parashikuar të merkurën në orën 14 00, në stadiumin “Laçi”, do të shërbehet falas. Madje ndryshe nga e kaluara, këtë radhë organizatorët kanë shtuar njoftimet në qytet. Ata besojnë në mrekulli.
Ndërkaq, klubi pritës, duke parë konfiktualitetin e takimit të së shtunes së kaluar në kampionat, teksa e konsiderojnë veten të nëpërkëmbur, ka nisur të sensibilizojë e të dërgojë mesazhe për mbështetësit e tij. “Laçi, sikurse gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, do të jetë shembull jo vetëm në fushë, por dhe në tribuna,” – shpreheshin sot drejtues të sportit në Laç.