U21: Skuadra funksionon, golat nuk ndahen…

Shqipëria U21 bie në fund. U21 Shqipëri – U21 Turqi 1-2

Shqipëria për moshat deri në 21 vjeç, sikurse kombëtarja, e nisi aventuren e saj kualifikuese në duelin me turqit e të njënjtes moshë.

Në “Elbasan Arena”, formacioni i Bushit, pavaresisht rezultatit teknik (1-2), shfaqi përgjatë gjithë lojes kualitet e mundësi për të mbajtur në ankth cilëndo skuader të grupit. Së paku në reparte të caktuar.

Hiqi pjesën e pësimit të golave, kuqezinjë e vegjël, qëndruan në lojë deri në fund. Aty ku fatkeqësisht, Shqipëria e pëson shpesh…

Nga ana tjeter, edhe pse trajneri Alban Bushi, pati paralajmëruar se misioni i U21 mbetet furnizimi i kombëtares së madhe me elementë të caktuar, në këtë dalje të parë për këtë edicion, u duk se kërkonte shumë më tepër.

Fakti që skuadra A, dështoi mbrëmë me Turqinë e Gynesh, duket se ka ndikuar edhe te mobilizimi i moshave . Bushi kërkoi “shpagim”, ndërsa bëri gjithçka për të mos humbur.

Golin tonë në humbjen1-2 e shënoi Tafa, por Sherif Kallaku, është vlerësuar mjaftueshem mirë, për atë performancë në 90′.

Pas ndeshjes, Kallaku ka thënë: “Keqardhje. Kemi krijuar raste dhe kemi zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Nuk duhet të mërzitemi sepse është vetëm ndeshja e parë. Luajmë deri në fund për të rikuperuar pikët. Fatmirësisht nuk kemi presionin e rezultateve dhe mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Për mua është një nder i madh të jem kapiten i U21. Uroj dhe shpresoj që në të ardhmen të ketë akoma më shumë lojtarë nga superliga,” – Kallaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!