Tifozët turq “pushtojnë” Shkodrën…
Turqia do të mbështetet nesër në “Loro Boriçi” të Shkodres nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Gjithsesi, për të pasur një ide të qartë lidhur me tifozët e saj, Federata Turke Futbollit, ka njoftuar të gjithë mbështetësit e saj, se për të qenë prezentë në transferten shqiptare, lipset të kenë me vete gjithë dokumentacionin e duhur.
Drejtuesit, nuk ngurojnë të shprehen se në Shqipëri, kërkohet mbështetje masive, por parë kapacitetin dhe përqindjen që turqit kanë në dispozicion, lëvizja e tyre drejt Shkodrës duhet menduar deri në detaje.
Për këtë arsye, Federata i bën të ditur tifozeve të saj, se sot dhe nesër, ata që do të kenë nevojë për biletë, janë të lutur të drejtohen te “Hotel Koloseu” në Shkodër. Orari i paisjes me biletë, do të kryhet e shoqëruar me pasaportën përkatse, ndërkohë që orari është nga ora 10:00 deri ne 19:00.
Po ashtu, Federata Turke, ka falenderuar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, të gjithë tifozët që sipas institucionit, ka qënë i madh. Ndërkohë, edhe pse numri i tyre për momentin nuk është ekzakt, në Turqi mendojnë, se sektori i caktuar për miqtë do të jetë i ezauruar.