Gjermania: Lëv, revolucion me listën…

Joakim Lëv, tekniku gjerman, me besimin e treguar ndaj tij për të vijuar punën i qetë, duket se do përgjigjet me të njëjtën monedhë ndaj shefave të tij. 58-vjeçari ka nisur të mendojë menjëherë pas turpërimit në Nations League dhe risitë në grumbullimin e radhës nuk kanë munguar. Pas largimeve të shumta, në grupin “doiç”, vijnë lojtarët e së ardhmes.
Me Gjermaninë për herë të parë Lukas Klosterman i Lajpcig, Niklas Shtark i Herta Berlin dhe Maksimilian Egeshtajn i Verder Bremen. Ata do të të kenë si objektiv të ringjallin përfaqësuesen pas vitit 2018, që u mbyll me një eliminim të turpshëm në Botëror dhe një paraqitje skandaloze në Ligën e Kombeve.
Në listën për miqësoren me Serbinë dhe përballjen zyrtare me Holandën, Lëv ka grumbulluar vetëm 3 futbollistë, të cilët u shpallën kampion bote në Brazil: Manuel Nojer, Toni Kros dhe Matias Ginter.
E veçanta, grumbullimi i sulmuesit Sane, aq i përfolur në Gjermani pas lënies jashtë nga Lëv, gjatë botërorit të Rusisë, ku Gjermania zhgënjeu totalisht.
Epoka e re në start, pancerat besimplotë se do kthehen në nivele të larta. Europiani 2020 kalon nga kualifikueset e grupit të ndërlikuar. Grupi C, Holanda, Gjermania, Irlanda e Veriut, Estonia, Bjellorusia.
LISTA
Portierë: Nojer, Ter Shtegen, Trap
Mbrojtës: Ginter, Halstenberg, Kehrer, Klosterman, Rudiger, Shulc, Shtark, Syle, Tah.
Mesfushorë: Brandt, Egeshtajn, Gnabri, Goretzka, Gyndogan, Havertz, Kimih, Kros.
Sulmues: Sane, Rojs, Verner.