Euro 2020, Holanda e Piatek, gjurmë mbrëmjeje…

● Nisin kualifikueset, Kazakistani supriza e madhe e dites.
Me dy sfidat e mesdites, Kazakistan – Skoci dhe Qipro-San Marino, nisën sfidat kualifikuese të Euro 2020. Dhe që në start, supriza e madhe e ditës. Kazakistani i “vogël”, shpartallon skocezët aq të fortë në Nations League.
Në mbrëmje, në fushë 8 sfida, ku pjaca e lartë qe me Holandën e karikuar në maksimum. Tulipanët shënuan që nga “tuneli”, për të vulosur në fund me shifra bindës. Van Dajk, fikson në të 86’ fitoren 4-0. Rikthimi tyre në fazen finale të një kompeticioni të rëndësishem, duket se ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Belgjika pretendente e grupit të saj, ia doli bindshëm ndaj Rusisë. E nisi me gol, por më pas u barazua dhe vetëm në minutën e fundit të fraksionit të parë, mori avantazhin me Hazard. Për të gjetur të tretin në fundlojë, po me Hazard, që ishte edhe ylli i takimit.
Për Poloninë në Austri mendoi lojtari i momentit në Europë, Piatek. Sulmuesi i Milanit i dha një shtysë të madhe objektivave të ngjyrave të bardha, teksa në të 68’ shënjestroi saktë.
Sukses i madh edhe për Maqedoninë e Veriut. Në fakt duhet etiketuar Maqedonia e Veriut “shqiptare”, pasi të tre golat e përballjes me Letoninë, i shënuan shqiptarët Alioski dhe Elmas dy herë.
Jo pa vuajtje edhe nënkampionia e botës, Kroacia. Duhej të vinte minuta e 79-te, që Kramariç të thyente azerët. Në pjesën e dytë kalon me dy gola Irlanda e Veriut, teksa Izraeli dhe Sllovenia mbyllen 1-1. Ndërkohë që Sllovakia, u shfaq më racionale, pasi në duelin me “maxharët” fitoi 2-0.
Shifrat e dites janë këto:
Kazakistan – Skoci 3-0
Qipro – San Marino 5-0
Holandë – Bjellorusi 4-0
Kroaci – Azerbajxhan 2-1
Belgjikë – Rusi 3-1
Izrael – Slloveni 1-1
N. Irlandë – Estoni 2-0
Maqedonia Veriut – Letoni 3-1
Austi – Poloni 0-1
Sllovaki – Hungari 2-0