Britaniku përballë rusit, Çelsi në mes…

A do të ndryshojë Çelsi pronar? Edhe mundet…

Ndërkohë, thashethemet se Xhim Retklif ka shprehur interes për aksionet e klubit, janë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe, sipas “Daily Mirror”, lajm që gjithashtu është shfaqur te “Times” ditët e fundit, tashmë do të ketë një ofertë konkrete.

Njeriu më i pasur në Mbretërinë e Madhe, thuhet se është gati të marrë përsipër klubin e Stamford Bridge.

Sër Xhimi e bëri pasurinë e tij me kompaninë petrokimike “Ineos”, por ai gjithmonë donte të fitonte një ekip të Premier League. 66-vjeçari britanik ka një pasuri prej rreth 21 miliardë paund dhe kohët e fundit ka blerë “Team Sky”.

Megjithatë, tani mbetet të vërtetohet nëse biznesmeni nga Mançesteri do të jetë në gjendje të bindë rusin Abramoviç nëse dëshiron t’ia shesë atij Çelsin.

Gazetat britanike shkruajnë se pronari i tanishëm Roman Abramoviç do të kërkojë të paktën 2.5 miliardë paund për të ofruar klubin “Blutë” e Londrës, të cilët 15 vjet më parë, bleu vetëm për 140 milionë paund.

Retklif tashmë zotëron ekipin zviceran të futbollit të Lozanës, por gjithmonë e ka pasur në mendje një ekip në Premier Ligë.

Manjati britanik do të kthehej me investime të mëdha te Çelsi, pas disa sezonesh të shpenzimeve me pikatore nga ana e Abramoviçit, i cili në këto ditë duhet të menaxhojë gjithashtu edhe pozitën e trajnerit Maurizio Sarri, që është shumë pranë shkarkimit pas nokautit kundër Evertonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!