Një tjetër derbi, “ndizet” Liverpuli…
Pas të shtunës me ndeshje të mëdha në Europë, ndërsa u evidentuan Real -Barcelona e Lazio – Roma, sot pasdite, një tjetër derbi i madh në kontinent.
Do të jetë derbi i “Merseyside” mes Evertonit dhe Liverpul. Skuadrat e të njënjtit qytet, Liverpul, në përballjen e 233-të, i gjen në pozicione të ndryshme rivalet e një shekulli. Fitorja në mesjavë e “toffeens” në Kardif, duket se do të bëjë goxha motiv për t’i bërë barrierë të fortë “redsave” të Klop.
Fitorja e djeshme e Sitit, ka bërë që Liverpol të humbë provizorisht kreun e Premier Ligës, ndërkohë që sot, në “Goodison Park”, formacioni i gjermanit Jurgen Klop, ka detyrën e panegociushme të tri pikëve. Nga ana tjetër, sytë hapur për golshënuesin e bluve, Sigurson, i cili ka shënuar deri tani 11 gola sezonalë. Të fundit ndaj Kardif.
Derbi do të startojë në 17:15. Në ishull, kjo ndeshje konsiderohet ndër më të vështirat e Liverpulit deri në epilog të garës. Këta të fundit janë në kërkim të titullit të munguar prej më shumë se dy dekadash.
Xherdan Shaqiri në fushë ose jo, në dorë të teknikut gjerman.