Historike! Një shqiptar në krye të futbollit maqedonas

17 marsi do të kujtohet gjatë në futbollin maqedonas. Sidomos për futbollistët dhe klubet shqiptare në vendin fqinj, të cilët në krye të Federatës së Futbollit së Maqedonisë së Veriut do të kenë si mbrojtës të të drejtave të tyre një bashkëpatriot.

Muhamed Sejdini, ia arriti të fitojë 82 vota nga 90 delegatë të pranishëm me të drejtë vote në asamblenë e futbollit të këtij vendi fqinj, duke u zgjedhur kështu edhe President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Më herët, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut drejtohej nga Ilco Gjorgjioski dhe për një periudhë 5-vjeçare, Muhamed Sejdini ka kryer funksionet e zv.presidentit.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, edhe presidenti FSHF-së, Armand Duka përmes rrjetit social në Instagram ka bërë këtë urim për homologun e tij:

Të nderuar miq,

Dua të ndaj me ju gëzimin dhe kënaqësinë time dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore të mikut tim Muhamed Sejdini.
Kam besim të plotë se ky besim i dhënë për kolegun Sejdini do të ndihmojë në rritjen e mëtejshme të lëvizjes futbollistike në vendin fqinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!