Kampionatet elitare: Triumf i Interit në derbi…

Javë e ngjeshur futbolli në Europë. Në Spanjë, pas fitores së Real Madrid dje, në debutimin e dytë të Zidan në krye të mbretërorëve, sot në truallin iberik, ishte radha e shpërthimit të Mesit dhe Barcelonës. Katalanasit shkaterruan 1-4 Betis të Seviljes, ndërsa argjentinasi me numër dhjetë, e gjeti plot tri herë golin.

Në mbrëmje, për llogari të Serisë A, derbi i madh i “madoninës” në Milano. Nëse Juventus pa Ronaldon, bëri hapin e gabuar në mesditë, teksa humbi në shtëpinë e Xhenoas 2-0, në spektaklin Milan – Inter, fituesi ishte në pikëpyetje deri në sinjalin e fundit të takimit. Inter i Spaletit i dha “dushin” e duhur fqinjve, ndërsa pas disa sfidave të mbara, kuqezinjtë pranuan dështimin ndaj rivalit të përjetshëm. Shifrat 2-3 me Interin që parakalon në tabelë.

Liverpuli në Premier Ligë, vuajti goxha për të marrë tri pikë kryesimi në transfertën e Fulhamit. Milner në të 81′ i zbardhi faqen skuadres dhe teknikut të “redsavë” Klop, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, gjeti golin e avantazhit. Siti i impenjuar në Kupën e Anglisë, nuk zhvilloi ndeshje të radhës.

Ndërkaq, në Gjermani, Bajerni shkaterroi Mainzin 6-0. I papërmbajtshem Hames Rodriguez me tri gola në këtë shtëpiake bavareze. Golaverazhi mban në vënd të parë skuadren e Mynihut… Po 60 pikë ka edhe Dortmundi, i cili dje arriti të marrë një fitore të çmuar të transfertë ndaj Lajcigut. Goli i Rojsit në minutat shtesë, fiksoi shifrat 3-2 për Borusian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!