Eriksen, në orbitën e Juventus
Nuk ka vetëm lajme të hidhura për kryesuesit e Serisë A. Te Juventues, pas hapjes së një hetimi nga UEFA për Ronaldon pas atyre gjesteve jo etike ne sfiden me skuadrën e Simeones, vjen argumenti në trajtë tentative për të afruar së shpejti një tjetër “yll” në Torino.
Juventus duket i vendosur për të transferuar danezin Krtistian Eriksen nga Totenhemi. Mesfushori i ekipit londinez, duket se është i gatshëm të largohet nga skuadra angleze, teksa “Zonja e Vjetër”, pritet të bëjë një ofertë joshëse për 27 vjeçarin e talentuar.
Më herët, Eriksen është kërkuar nga Real Madrid e Barcelona, por gjigandët spanjollë, ende nuk kanë konkretizuar një ofertë të detajuar. Mësohet se Totenhem, kërkon 150 milionë euro nga shitja e danezit, ndërsa Juventus nuk ofron më shumë se 100 milionë euro.